
M3 SI TEK MJESHTER
Qe nga fillimi, BMW M3 i eshte perkushtuar teresisht ripercaktimit te eksperiences drejtuese sportive. M3 tani e con kete dedikim ne nje nivel te ri Fuqia qe me pare mund te gjendej vetem ne makinat e garave, saktesia ne dizenjimin dhe inxhinieria qe ben dallimin edhe ne detajet me te imeta duke i kthyer ne veper arti, pasioni qe rrezaton nga cdo element i siperfaqes se saj te skulpturuar, hapesira e bollshme ne brendesi dhe motorri brilant M e bejne M3 nje nje shkrirje te fuqise, elegances dhe funksionalitetit qe tejkalon kufijte kenaqesise sportive ne drejtimin e makines.
PERTEJ KUFIVE
Si nje atlet ne formen me te mire,M3 eshte nje kombinim terheqes i fuqise dhe elegances.Principi i dizenjimit te M3 nuk ishte "forma ndjek funksionin", por me teper "funksioni ndjek formen ." Cdo moment i M3 shpreh premtime te performances se larte: karkasa e gjitha prej alumini qe bie ne sy me kofanon e saj karakteristike M3; balli i gjere dhe i madh me barrierat e gjera ajrore dhe llambat e integruara te mjegulles; madje dhe pasqyrat me krahe te lemuara dhe shkelqyese jane konturuar mjaft bukur me teresine.
REVOLUCIONARE
Edhe me te reagueshem,edhe me te fuqishem, edhe me emocionues: gjenerata e trete e motorreve M3 e con filozofine shtyrese te motorreve me shpejtesi te larte M deri ne limite. Saktesia legjendare inxhinierike M ka krijuar nje gjenerues fuqie gjashte cilindrik, me aspirim normal qe ka vendosur standarte ne grupin e tij. Duke bere dallime me 8,000 rrotullime per minute, motorri brilant kompakt 3.2 litra e shtyn M3 nga 0 ne 100 km/h ne 5.2 sekonda, pa pasur efektin e ngadalesimit nga mungesa e karburantit.
ME E MIRA NE BOTE
Kombinimi perfekt i karakteristikave sportive te performances se larte me funksionalitet te vecante per cdo dite: Shasia e re e sofistikuar BMW M3. E sakte,e shkathet dhe teper reaguese, shasia e re mbart stampen e pagabueshme te makines me gjak te paster sportiv: fortesi ekstreme e guackes se trupit dhe mase totale te ulet ofrojne nje zoterim te fuqishem te rruges dhe shkathtesi te pakrahasueshme. Por nqs shtojme dhe sensin e komfortit te BMW, besueshmerine dhe cilesine atehere do te kemi nje kombinim fitues.
PERPARSIA KRYESORE
Per sportivitetin e shkelqyer te M3, perparesi e dores se pare mbetet gjithmone siguria e pasagjereve te makines. Dhe ketu M3 shkelqen me te vertete: ai kalon testet me te veshtira te sigurise ne rruge, ato Europiane dhe te Amerikes Veriore me rezultate brilante. Karkasa rigide, serbatori i mbrojtur ndaj perplasjeve, sistemet e sofistikuara te kontrollit te shasise: keto te gjitha i shtohen performances kryesuese sportive qe e ben makinen te mos beje kompromise kur vjen fjala per sigurine.
Fuqi dhe elegance.
Me shume hapesire per motorrin e M3, dhe kjo behet e mundur nga valezimet e theksuara te kofanos.
Arti i performances
Nje detaj jo shume i dukshem i legjendares BMW 507 por dhe nje ventilim efektiv per kutine e motorrit: ventiluesit ajrore te veshur me krom.
Forma eshte funksion.
Aerodinamike e nje shkalle te larte: te formuar per te mbajtur M3 prane rruges nderkohe qe kanalizojne ajrin ne motorrin ekologjik M.
Fuqi e perqendruar.
Nje motorr gjashte-cilindrik si asnje tjeter: 24 valvula, 343 bhp me nje shpejtesi befasuese 7,900 rpm. Prototipi i motorrit kompakt me shpejtesi te larte rrotullimesh, BMW M.
Gjeniu i fshehur.
Njezet e pese milion llogaritje ne sekonde: moduli i ri MSS 54 i kontrollit te motorrit BMW M eshte nje kompjuter i teknologjise se larte per nje makine me performance te larte.
Te luash me zjarrin.
Cdo mekanizem individual i kokave cilindrike me kater valvula, ka kanale ajrore te vecante, duke maksimizuar efikasitetin e konvertuesit katalitik.
Celesi variabel i diferencialit M
I pari ne bote: Celesi i diferencialit M perdor nje sistem pompe veterregullues te integruar per nje perftuar nje avantazh te madh ne terheqje.
Precizion i shkalles se larte.
Nje standart i ri ne saktesine e drejtimit te makines: aksi rigid ballor ka nje lidhje transversale prej aliazhi te lehte, nje mbeshtetese direkte dhe aftesi manovruese te larta.
Me i fuqishem, me i gjere, me i shpejte.
Aksi i pasem i sofistikuar shfaqet me nje lidhje transversale te siperme komplet prej alumini, dhe nje gjeresi te bollshme te boshtit prej 1,504 mm.
Fuqia frenuese.
Arrihet te kalohet nga 100 km/h ne zero vetem ne 2.6 sekonda: ky eshte sistemi frenues i performances se larte te BMW M.
Ne pritje te surprizave
I programuar e te pershtatet me nevojat e M3 Coupé: sistemi i Kontrollit te Stabilitetit Dinamik monitoron performancen per te siguruar terheqje maksimale gjate gjithe kohes.
Gjithmon gati
Eshte relaksuese te dish qe sisetmi inteligjent I airbegeve tek BMW M3 Coupe aktivizohet menjehere nese ju keni nevojen
No comments:
Post a Comment