
Nje kokteil exploziv ku perberesit jane: prakticiteti, dinamizmi dhe veçantia.
Parardhesja i saj hodhi bazat per krijimin e nje makine krejt te re ne llojin e vet. BMW X5 e re jo vetem qe i qendron besnike parimeve te parardheses se saj, por e con jashtezakonisht lart shkallen e standarteve, duke detyruar markat e tjera te pranojnë një koncept krejt te ri në lidhje me Automjete per Aktitivetet Sportiv (SAV). Motore te fuqishem me tete dhe 6 cilindra, amortizatore te rinj ne llojin e vet, nje variant akoma me i perparuar i sistemit (XDrive), i cili tashme shtrihet ne te 4 rrotat, si dhe nje telajo me e lehte por qe siguron nje balance te jashtezakonshme peshe, te kontrrolluar me se miri nga aksi dhe elementet perberes te tij, jane sekreti i nje performance dinamike me nje mundesi manovrimi te shkelqyer.
Estetike e Kompletuar.
Detajet e reja vene ne dukje sofistikimin e dizenjos se BMW X5. Grila ventilimi me te gjera, nje forme e vecante dhe mbreselenese e kofanos, fenere ne nje stil te ri - te gjitha flasin per nje performance dinamike te siguruar nga X5. Ato jane nje ekspresion i qarte viziv i nje kenaqesie ne ngarje e pritshme nga nje Automjet Sportiv i jashtezakonshem.
Kryevepra moderne.
Motorri dhe sistemi i transmisionit te BMW X5 jane produkt i nje pune inxhinierike mjaft te perparuar. Le te analizojme Valvetronic per shembull. Ky sistem valvular rregullon fuqine e motorrit duke perdorur fluksin e plote-variabel valvular: ajri dozohet me nje precizion te jashtezakonshem, duke siguruar qe X5 ofron fuqine maksimale nga procesi i djegies. Double-Vanos eshte bosht i ndryshueshem ingranazhesh i cili punon me Digital Motor Electronics (DME) per te rritur ne maksimum efektshmerine. Se bashku keto sisteme rrisin fuqine e motorit X5 duke rritur kenaqesine ne ngarje.
E para dhe kryesuesja.
Cdo element i seksionit te perparme te rimodeluar te BMW X5 mbart gjithshka rreth SAV. Forma e lakuar e kofanos, konturet indirekte te fenereve te dritave dhe te mjegulles te perfshire ne barrieren ajrore bejne te qarte se mjeti kombinon elegancen dhe fuqine e plote te nje Automjeti Aktiviteti Sportiv. Grila dyfishe e ajrimit duket qarte qe eshte me e shtrire, grila e modeleve sportive me gjashte-cilindra ka ndarese vertikale te zeza, modelet me tete-cilindra zoterojne rrjeta prej titaniumi me shume shkelqim.
Vlera te plota.
Pjesa e brendshme e BMW X5 eshte joshese ne maksimum. Bukuria dhe cilesia jane evidente ne cdo detaj, nga tapiceria me cope te bute apo lekura gri Dakota dhe dekorimi me shije qe harmonizohen ne menyre perfekte me ngjyrat e kabines. Nuk ka rendesi se ku shkoni, pozicioni i ngritur i sediljeve me nje komfort maksimal, nje hapesire e bollshme per pasagjeret e sediljeve te pasme dhe nje koncept hapesire i brendshem mjaft fleksibel ju sigurojne relaks, freski dhe nje stil te bukur BMW.
Nje kuti qe hapet dhe mbyllet.
Bagazhi i BMW X5 kombinon nje fleksibilitet te plote me nje hapesire maksimale per sa kohe qe hapesira e bagazheve mund te perdoret ne kapacitet te plote fale panelit te cmontueshem ngarkues (opsional). Vecanerisht praktike eshte fuksioni I Mbylljes se Bute Automatike i mbuleses se bagazhit te perbere nga dy pjese: nese seksioni i siperm mbetet lehtesisht i hapur kur ju perpiqeni t'a mbyllni ate, ky opsion novator e mbyll bagazhin ne menyre automatike. Pjesa e poshtme mund te hapet si nje mekanizem konvencional duke mundesuar lehtesi ne ngarkim dhe shkarkim te bagazhit.
Ne formen me te mire.
Motorri i ri 4.8-litra shenon nje deviacion te ri te standarteve normale ne fuqi dhe reagueshmeri, lehtesi dhe sofistikim. Teknologji teper te perparauara si Valvetronic, sistemi i kontrollit te boshtit me gunga double-Vanos dhe njesia plotesisht e ndryshueshme e ajrimit e pajisin motorrin me kater valvula V8 me aftesine e gjenerimit maksimal te fuqise mototrrike per nje performance SAV ne maksimum. Dhe meqe emertimi "sport" mbulon gjithcka nga fuqia deri ne aftesite sprintuese, motorri BMW X5 4.4i mund te prodhoje 235 kW (320 bhp) dhe te rrise shpejtesine e makines nga 0 to 100 km/h vetem ne 7 sekonda.
Fuqi sipas kerkeses.
Motorri me gjashte cilindra i BMW X5 3.0i adapton nje teknologji motorike te provuar dhe testuar per te krijuar nje motorr qe te impresionon me butesine po ashtu dhe me forcen e tij. Digital Motor Electronics (DME) garanton jo vetem faktin qe motorri siguron tere fuqine e tij potenciale te 170 kW (231 bhp) dhe rrotullim 300 Nm ne 3,500 rpm. Dhe per arsye se ky motor BMW ka nje fuqi impresionuese dhe nuk ka kosto ambjentale: konsumi i karburantit dhe eliminimi i mbetjeve eshte ne vlera mjaft te uleta.
I mprehte dhe i shpejte.
Sistemi i ri automatik i transmisionit me gjashte shpejtesi tek BMW X5 4.4i dhe X5 3.0d (ku eshte opsionale) shnderron fuqi te paster ne levizje dinamike. I perforcuar me Adaptive Transmission Management (ATM) - Menaxhimi i pershtatur i transmisionit dhe Steptronic, sistemi automatik me gjashte shpejtesi ofron nje zgjedhje te dy menyrave te transmisionit per t'iu pershtatur stilit te shoferit. Ne menyre automatike, ATM llogarit momentin e ndrrimit te marshit ne menyre automatike. Ne menyren sportive, shoferi zgjedh me ane te leves se marsheve per ndrrimin e tyre ne menyre manuale. Jo me pak e sofistikuar, sistemi i transmisionit manual, standart ne BMW X5 3.0i dhe X5 3.0d, ofron intervale te marsheve te kalibruara ne menyre perfekte per nje fuqi ideale ne te gjitha shpejtesite.
No comments:
Post a Comment